Nga Shaqir Nina

Tregim.

Guri i​​ Selimes.

Dielli sapo kishte hedhur rrezet e para mbi fshatin e Klenjës që shtrihej sa gjerë e gjatë poshtë malit të Golemovës,blegërimat e bagëtive dhe lehjet e pandërprera te qenve të linte të kuptoje se kishe të bëje me një fshat të zhurmshëm e të madh.

  Si çdo ditë premte mbëriti nga Dibra e Madhe në fshat,zabiti turk hypur mbi kalin e tij të zi me çantën kraha qaf ​​i cili i lodhur nga rruga e gjatë ndaloi në qendër të fshatit ku ishte edhe një han i vogël që natë e dtë rrinte i hapur për udhëtarët

  Paspak arriti edhe kyreplaku i fshatit,i cili u përshendet turqisht me të porsa ardhurin dhe e ftohi atë të hynte brënda tek hani,,zabiti pasi i ktheu përshendetjen zbriti me përtesë nga kali dhe ndoqi nga mbrapa kryeplakun i cili tashmë kishte zënë vend në një tavolinë druri që ishte në fund të hanit.

  Zabiti zuri vend përkrha tij dhe pa u vonuar hapi çanten prej lekure dhe nga brenda nxori një libër të trash,sakaq hanxhiu nxitoi për tu vënë përpara dy gota alumini me çaj të cilën e kishte porositur kryeplaku në të hyrë.

 Djemë për nizam i tha zabiti,kam sjellë listën e djemve nizam për Perendorinë,listën e kemi mar nga regjistri i popullatës në Dibër të Madhe,janë dymbëdhjetë persona të cilët duhet të bëhen gati për një javë e të paraqiten në komandën e madhe në Krushovë,përfundoi zabiti turk duke i vënë një listë kryeplakut përpara.

 Kryeplaku u rrotullua mbi stolin e drunjtë dhe piceroi sytë tek lista e emrave që do iknin nizam për turqinë,dhe në një cast u vrenjtë në fytyre,ngriti kokën ngadal dhe u i drejtua zabitit,të lutem i tha,bëj diçka për njerin këtu është djal i vetëm i Selimes e cila ka humbur burrin e saj ca kohë më parë në kurbet diku andej nga Bullgaria.

  Asnjë përjashtim foli prerë zabiti,tani unë po largohem se kam edhe fshatara të tjera për të njoftuar,dhe pa e zgjatur me tej u cuha ngjeshi kapelen rregulloi rrypin e mezit hodhi çantën kraha qafë dhe u drejtua nga kali i tij që qëndronte i lidhur përpara hanit.

 Nuk kaloi shumë kohë vetem se kur përpara hanit nisën të grumbullohen banorët e fshatit,tellalli me urdhër të kryeplakut kishte rrahur daullen në qendër të fshatit dhe kishte thërritur për tu mbledhur të gjithë.

 Kryeplaku hodhi sytë në turrmë për të parë Selimen,po ajo nuk ishte gjëkundi,vështirë e kam mendoi me vete ti jap lajmin për djalin e vetëm për nizam,por ndërkohë dëgjoi vajtimin që vinte nga shtëpija e saj,hanxhiu duhet ti ketë trëguar mendoi ai se e ka të veten Selimen.

 Java iku shpejtë dhe në fund të saj si cdo herë në grykën e Sodellit do bëhej edhe pë​​rcjellja e djemve nizam,gati i gjithë fshati kishte dal për ti përcjedhë ata mes tyre edhe Selimeja veshur me të zeza që vetem lotonte, i përcollën djemtë dhe qendruan deri sa kaluan grykën që të shpie drejt Raduçit dhe pastaj nisën të shpendaheshin në grupe sipas lagjeve ku edhe banonin.

                                             !!

   Kaloi viti dhe Selimeja nuk mori asnjë lajm nga i biri Idrizi,disa ustallar që kishin qëndruar një natë tek hani i Dervishit në qendër të fshatit, kishin thënë se djemtë i kishin takuar në një gazermë ushtarake në të dal të krushevës ku kishin vajtur për të meremetuar një mur brënda saj dhe kishin mesuar prej tyre se do i dërgonin diku ne kufi me kurdët se ku nuk e kishin të qartë?

 Kaq u desh që në fshatë të plaste kuja,në shumë raste dihej fati i ushtarve qe i nisnin andej nga kurdët,pak ishin kthyer,ose aspak,kjo bëri që Selimeja ta qante djalin për se gjalli,u rëndua shumë,kur mori vesh këtë lajm dhe për ca ditë zuri krevatin,u bë aq e sëmurë sa fqinjët menduan ta shpinin në Strugë tek doktori,por nuk ndodhi ashtu sepse Selimeja i dha forcë vetes kjo falë dashurisë që kishte për të birin Idrizin.

 Në krye të vitit të katert ca femij të fshatit trokitën nëpër dyert e shtepive të djemve nizam për tu dhenë haberin e ardhjes së tyre,dhe betoheshin se i kishin parë në “Cerveni Kutell tek po vinin në fshat dhe kishin vrapuar për të mar myzhden.

 Vetëm në shtëpinë e Selimes nuk trokiti njeri,Selimeja kuptoi se dicka i kishte ndodhur të birit ndaj me njëherë u nisë ti takonte vetë të sapo ardhurit me shpresë se do mësonte diçka per Idrizin, por u step e u ligështua kur mesoi se askush nuk e dinte se si ishte fati i tij?

  Në fshat u fol se ishte vrarë kur një grup kurdësh në shkretëtirë kishin sulmuar kavanin ushtarak ku ishin edhe djemtë e fshatit,mbas disa orësh luftimesh kurdët ishin larguar duke vrarë një pjese të mirë të ushtarve,por edhe shumë prej tyre.

   Haxhiu, që ishte edhe me i vjetri nga ushtarët e nizamit i tha nënë Selimes se kur kishin varrosur të vrarët në mes tyre nuk kishte qenë Idrizi, këtë e thanë edhe të tjerët që kishin gërmuar e varrosur të vdekurit.

 Selimeja qau në heshtje në dhomën e saj të herët e të vetme që mbas largimit e vdekjes së të shoqit kishte nisur të pikonte nga tavani sa herë binte shi,ndërsa ishte mbledhur kulaç e qante pa zë me shpirt e ndjeu se i biri ishte i gjallë dhe se ai do kthehej.

 Atë natë ajo u betua se do ta priste cdo ditë tek gryka e Çiçovës ku edhe ishte rruga e kalldrëmtë nga ku kalonin kurbetllinjë,nizamët,trektarët me karvanet e tyre ngarkuar me mall për në Dibër të Madhe,Shkup e deri në Sofje të bullgarisë.

 Të nesërmen në të gdhirë mori buke e ujë me vete e u nis për tek guri sipër Çiçovës,kaloi përmes livadheve të livadishtës dhe vajti e u ulë poshtë gurit në pritje të të birit,qendroi aty e vetme deri sa ra nata e me pas e pikëlluar e me lotë në sy u kthye ne shtëpinë e saj,që e kishe në të dal të fshatit.

  Kalo viti dhe Selimeja vazhdonte po të njejtën rrugë ulej poshtë gurit i cili ishte bërë si shtëpi e dytë për Selimen edhe kur binte shi apo borë aty e gjeje, mbuluar me një gunë të vjetër që ja kishe falur një trektar elbasanas.

 Kryeplaku i fshatit që e kishte gjak të shoqin tashmë të ndjerë të Selimes,kishte vajtur vetë deri në Krushev e kishte takuar më të madhin e ushtrisë Turke për ta pyetur rrethë fatit të Idrizit,por nuk kishe arritur të mësonte diçka sepse komanda nuk kishte asnjë haber për të.

                                                           !!!

Ishte pranvera e gjashtë që e zinte Selimen po aty ku edhe u ulë gjashtë vite të shkuara,koha kishte fluturuar shpejtë dhe tashmë ai vend ishte berë si shesh pushimi për të gjithe udhëtarët e asaj rruge,ndalonin karvanet për të pushuar dhe njëkohësishte e doravitnin me ushqim e gjëra të tjera që blinin enkas pë të po edhe gjithçka që u tepronte.

  Në fshat flitej nën zë se kishte rrjedhur nga mëndja ,bile disa vajtën me tej duke thenë se mund të bëhej e rreziksheme e të rrotullonte gurë mbi udhëtarët që vinin luginës,por heqimi i fshatit e kundështonte këtë gjë vetë personalishtë kishte vajtur e kontaktuar me të dhe i ishte dukur normale fare.

 Përsëri nga garnizonet ushtarake të Perendorisë u kthyen disa djemë që kishin ikur nizam,por kur i pyeten për Idrizin,asnjeri nuk dinte asgje,thjeshtë mblidhin supet,çka bënte që Selimeja të rëndohej më shumë dhe mbas kësaj mbyllej në dhomen e saj e vajtonte pa zë.

 Atë ditë ishte ditë Bajrami,kur Selimeja si gjithmon mori rrugën për tëk guri,me vete kishte mbushur një trajste me mollë për tu dhënë udhëtarve që tashmë i njihte dhe e njihnin mirë.

 Tek ecte mundohej të kujtonte një ëndërr që kishte parë gjatë natës, atë ditë ndihej shumë e qetë dhe ndërsa nxitonte dëgjoi daullen që binte për Bajram në qendër të fshatit ,qëndroi e u kthye nga fshati hoqi shaminë e kokës ngriti duart përjetë e nisi ti lutej ditës së shenjtë të Bajramit e pas kësaj vajti e u ul tek guri,që tashmë udhëtarët dhe fshatarët e thërrisin “guri i Selimes.

   Sa po kishin rënë rrezet e para të diellit poshtë tek lisat e Çiçovës,kur Selimeja vuri re një njeri të vetmuar që ecte rrugës së kalldrëmtë dhe çuditerishtë ndjeu dicka në shpirtë,u afrua edhe më tej grykës për ta parë me mirë dhe nuk po kuptonte veten që po e detyronte diça e brëndshme të turrej drejtë tij?

  Ashtu bëri rendi me vrap kalldrëmit duke u përpjekur të mos pengohej e rrëzohej greminës poshtë dhe vajti e qëndroi sipër udhëtarit,instiktet e nënës nuk gabojnë që nga ecja dhe paraqitja e kuptoi që ishe i biri Idrizi,i cili edhe ai në atë moment ndaloi dhe po e vështronte kureshtar..

  Idriz therriti Selimeja ti je?

  Po nënë unë jam,më në fund u ktheva dhe po çuditem nga e more vesh e dole këtu?

  Të kam pritur gjashtë vite o bir mu këtu ku po më sheh,ja ktheu Selimeja e përlotur dhe gëzohem që u ktheve gjallë o drita e syve të mij,ndërkohë u turr dhe e rroku për qafe të birin të njejtën gjë bëri edhe ai u përqafuan të përmallur të dy dhe ndërsa po e përqafonte të birin Idrizin,Selimeja vuri re si i mungonte krahu i djathtë, po krahun o bir e pyeti e shqetësua?

 E humba nënë andej në shkretetirë dhe thuaj shyqyr që u ktheva gjallë po ulu të të tregoj gjithcka që më ka ngjarë këto dhjetë vite të mallkuara.

  Tek po iknim neve nizamët e rinjë mbrapa karvanit ushtarak në mes të shkretetirës nga sulmuan kurdët dhe na sakatuan goxha,mua më rrëmbyen në ikje e sipër dhe më dërguan në një bina të madhe prej guri, më detyruan të punoja cdo ditë deri në mbrëmje duke hapur një kanal të madh përreth saj.

 Një ditë po bënte stuhi rërë,unë hodha kazmën dhe ika shkretëtirës,por më ndoqi një roje një njeri shumë i keq i cili më harriti dhe më goditi me shpatën e tij,duke ma hequr krahun që po shikon ti por pata fatin moj nënë që as unë nuk e di se si dolën ca njerëz nga rëra dhe vranë rojen duke më shpetuar.

  Më morën me vete dhe pasi ma lidhën krahun me ushqyen ditë më radhe,u kujdesën aq shumë sa nuk kam për tja harruar kurrë,qëndruam në ca çadra në shkretetirë dhe kur mu shërua plaga vendosen të më martonin aty dhe ashtu bënë më martuan dhe aty kam lënë edhe një djal.

  Po at’here pse ike e erdhe këtej mor bir i foli Selimeja dhimbshëm,aty paske lënë gjakun tonë?

  Erdha nënë se e kisha mendjen tek ty,të shikoja në ëndërr çdo nate,nuk më linte shpirti po më gërmonte gjoksin cdo ditë dhe një ditë e vendosa kur ata flinin ika në një rrugë pa krye,por fal zotit ndesha me një karvan turk që vinte këtej dhe i u bashkëngjita atyre ku më mbajtën të lidhur në një kafaz deri sa verifikuan se kisha qenë nizam i tyre.

 Me sollën deri në Elbasan ku qëndrova ca ditë tek kalaja deri sa verifikuan emrin tim me komandën e Krushovës dhe pastaj më lëshuan për të ardhur në shtëpi,mbrëmë qëndrova në Lunik në një shtepi goxha mikpritëse,ndërsa sot u nisa që pa gdhirë dhe ja ku jam.

  Çou bir të ikim se po na zë nata i tha Selimeja që në atë çast sikur po fluturonte, dhe ashtu më të birin përkrahu ngjiti maloren që të shpiente tek guri ku Selimeja kishe qendruar vite e vite me radhë,ndërsa përpara shfaqej fshati i Klenjës Idrizit sytë i u mjegulluan nga lotët që i rridhin papushim.